Vetëm 48 vjec, Covid i merr jetën mjekut model!!

Një mjek i përkushtuar dhe shumë i vlerësuar prej atyre që e kanë njohur, humbi jetën sot nga Covid 19. Ajo që disa po e quajnë “sëmundja e pabesë”  preku dhe mjekun Otorinolaringolog në QSUT, Bledi Nini gjendja e të cilit duket është përkeqësuar papritur.

48 vjecari u dërgua për kurim të specializuar në Itali, por nuk e fitoi dot betejen me Covid 19. Nini studio otorinolaringologji në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës dhe kishte një përvojë 20 vjeçare në këtë fushë. Vdekja e tij i ka tronditur pamase miq e te njohur.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article