KreuBusull

E dini sa orë kaloni në gjumë sipas profesionit?!

Gjumi, miku dhe armiku i shumë prej njerëzve. Disa e dashurojnë, të tjerë nuk i kanë marrëdhëniet fare të mira me të…E rëndësishme është që duam apo nuk duam ne, gjumi është njësoj i domosdoshëm si ushqimi apo të tjerë elementë bazë, që na dhurojnë një jetesë të shëndetshme.

Me gjithë dëshirën e mirë për të fjetur gjatë, angazhimet e ditës na pengojnë të arrijmë një plan të tillë. Nesë do të na duhet të zgjohemi herët për në punë apo shkollë, nuk mund t’i shmangemi alarmit në orët e para të ditës. E me gjithë mundimin për ta shtyrë zilen çdo pesë minuta, në një moment apo tjetrin jemi të detyruar ta braktisim shtratin e të bëheni gati për nisjen e rutinës ditore.

Sipas studimeve më të fundit, disa profesione në veçanti shpenzojnë shumë më pak orë gjumë se sa pjesa tjetër. Kjo, falë angazhimeve dhe rëndësisë së profesionit, që kryesisht lidhen me shërbimet jetësore ndaj njeriut. Ja pesë prej tyre:

1. Kujdesi mjekësor – 4 orë e 15 minuta
2. Forcat ligjore – 4 orë e 30 minuta
3. Mësuesia – 4 orë e 35 minuta
4. Gazetaria – 4 orë e 50 minuta
5. Shërbimi hoteleri – 5 orë

Në dallim me çka përmendëm më lart, profesione si: estetistë, agjent shitjesh telefonik apo punonjësit e sigurimiti kushtojnë mesatarisht 8 orë e 45 minuta gjumit. Prandaj, kur të zgjidhni atë çka doni të bëni, sigurohuni që ta dini sa orë do të shpenzoni në shtrat. Sepse, dhe kjo është një goxha pengesë.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF