KreuBusull

Nga 1 Dhjetori ndryshon mësimdhënia; Ministrja Kushi sqaron çfarë do të ndodhi!

Me rritjen e numrit të të infektuarve me Covid në vend, Komiteti i Ekspertëve e pa të asryseshme që të ndryshojë mënyrën e mësimdhënies në shkolla duke qenë se nxënësit janë një prej grupmoshave që përhapin virusin për shkak se pjesa më e madhe e tyre janë asimptomatik.

Ministria e Arsimit Evis Kushi, pas kërkesës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë që shkollat të bëhen në mënyrë të kombinuar, online dhe në  klasa, ka njoftuar se ky skenar i ri do të nisë më 1 dhjetor.

Pas konsultimeve me ekspertë e fushës kemi hartuar shtojcën e udhëzuesit të fillim vitit 2020-2021. Sipas udhëzuesit shkollat do të kenë fleksibilitet në përzgjedhjen e mësimi të alternuar në varësi të situatës së pandemisë , numrit të nxënësve apo kushteve specifike. Skenari i mësimit të kombinuar do të nisë nga data 1 dhjetor sipas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve. Gjatë kësaj periudhë do vazhdojë i njëjti program arsimor dhe orari mësimor që shkollat kanë tani. Çdo të premte shkollat do të raportojnë në zyrat arsimore dhe pastaj do të merret vendimi për çdo shkollë”, tha Kushi.

Sipas këtij udhëzuesi klasat e arsimit fillor nga e para në të pestën dhe klasa e 12 do vazhdojnë normalisht mësimin në shkollë. Gjithashtu Ministrja zbuloi skemën e re sa i përket klasave të tjera, duke thënë se në javët tek (1-3), 2 ditët e para zhvillohet mësim në shkollë, dhe tre të tjerat online, kurse në javët çift (2-4) dy ditët e para online, dhe tre të tjerat në shkollë.

Në raste edhe më të rënduara vetëm klasa e parë dhe e 12 do të jenë në mjediset fizike të shkollës. Në raste të veçanta, kur ka raporte mjekësore, nxënësit mund ta zhvillojnë mësimin tërësisht online. Në ato shkolla ku numri i nxënësve është i ulët dhe s’ka raste me Covid-19 mund të zbatohet edhe skenari i parë. Gjatë kësaj periudhë kanali i dedikuar RTSH Shkolla dhe Akademi.al do të jenë në dispozicion të nxënësve dhe mësuesve”, vijoi Evis Kushi. /Opinion.al

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF