KreuCelebrity

Miley tha se e dashuron ende, si reagoi ish bashkëshorti!

Ishin një cift mjaft I preferuar në botën e showbizit, ndaj dhe fansat vazhdojnë të shpresojnë në një rikthim të tyre. Këto shpresa i ndezi edhe më shumë një deklaratë e fundit e Miley Cyrus, qe tha se ende e dashuron ish bashkëshortin, me të cilin kanë pasur një lidhje 10 vjecare.

Por ajo shtoi megjithatë se mes tyre kishte shumë konflikt. “Kur shkoj në shtëpi dua të jem e qetë dhe të ndjej ngrohtësi, këtë nuk e gjeta tek raporti im me Liam. Mendoj se u nxituam me martesën”, tha Miley. Liam nuk e vuri aspak ujin në zjarr për deklaratat e saj. Ai tashmë I ka vënë kapakun asaj historie dhe është I fokusuar tek e dashura e re, Gabriella Brooks.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF