KreuCelebrity

Surpriza në “Love Story”, Saimiri fton Silvanën në ishullin luksoz!

Përveç takimit në grup me të gjitha vajzat në pishinë, protagonisti i “Love Story”, Saimiri pati disa biseda të shkurtra me nje pjesë të vajzave konkurente, përfshirë edhe njërën prej binjakeve, Silvanën. “Daily Love Story” e solli të plotë bisedën e tyre, ku për Silvanë, pati një surprizë.

Veç të tjerash ata kanë folur edhe për udhëtimet, ndërsa Silvana kishte vënë re që Saimiri bënte pushimet në Ibiza. Më tej 33-vjeçari  e ftoi bukuroshen për një udhëtim në ishullin grek të Mykonos.

Silvana: Si je?

Saimiri: Mirë, si ndihesh ti?

Silvana: Mirë shumë mirë

Saimiri: Mirë? Edhe pse pa motrën?

Silvana: Po edhe mu bë qejfi që arrite të na ndaje. Të më njohësh njëherë mua dhe pastaj atë. Duket shumë ngrohtë këtu. Ty si të duket?

Saimiri: Tani që erdhe ti edhe më mirë. Të zgjodha sot vetëm sepse kur ju shoh të dyja më dukeni si i njëjti person.

Silvana: Zgjodhe vajzat më seksi apo…sepse lloji i takimit është pak seksi?

Saimiri: Jo nuk është puna vetëm për seksi, doja t’i shihja vajzat natyrale, të palyera, thjesht fare sepse edhe e preferoj këtë. Doja të shihja edhe cila vajzë merrej me sport, cila jo?

Silvana: Po si mendon, merrem me sport unë?

Saimiri: Mund ta keni dhe gjenetike…

Silvana: Merrem dhe me palestër por është shumë gjenetike. Ti shkatërrohesh me palestër

Saimiri: Bëj pak, përditë…përpiqem. Të pëlqejnë trupat e palestruar apo?

Silvana: Për mua këto nuk është se kanë shumë vlerë, është normale si një impakt i parë kur e shikon një mashkull të bukur dhe më tërheq.

Saimiri: Po çfarë ka vlerë për ty?

Silvana: Dua të të përshkruaj pak mashkullin ideal, që nuk është se e kam gjetur ndonjëherë. Nuk e dua të ëndrrave, mjafton të plotësoj disa kërkesa të miat. Pika e parë duhet të jetë i sinqertë. Nuk e di nëse ti je i sinqertë se ti s’më dukesh shumë.

Saimiri: S’të dukem i sinqertë? Unë jam njeriu më i sinqertë dhe më i drejtë. Unë i them gjërat ashtu siç janë. Po të pëlqyen mirë, po s’të pëlqyen prap okay.

Silvana: Çfarë më pëlqeu tek ti sot ishte se…shumë vajza këtu nuk të pëlqejnë nuk e di nëse e kam konceptuar gabim. Sipas meje ti i seleksionon vajzat? Mua më pëlqejnë meshkujt që i seleksionojnë vajzat.

Saimri: Sigursht sepse nuk jam nga ato që marr çdo vajzë se përndryshe nuk do isha beqar. Unë shoh çdo gjë të një vajzë, që nga e folura, që nga e lëvizura, mënyera si vepron…

Silvana: E sheh bukurinë, është kryesore bukuria?

Saimiri: Bukuria patjetër sepse po nuk të tërhoqi nuk do t’i njohësh as karakterin as asgjë fare. Por duhet të përshtatesh sepse po nuk të tërhoqi dikush, çfarë interesi ke ti me të, duhet të të lidhi diçka, të kesh kimi

Silvana: Ti si e kupton kiminë, e kupton direkt apo u jep kohë njerëzve që ti njohësh?

Saimiri: Vajzat bëhen më të bukura duke i njohur më mirë, por ka edhe nga ato që kur e sheh në fillim të jep një si ndjenjë pozitive ose diçka që të tërheq.

Silvana: Çfarë ndjenje të kam dhënë unë që më zgjodhe?

Saimiri: Ty të zgjodha unë sepse vërtetë motra jote është gati e njëjtë, por ti më ke pëlqyer si tip pak më shumë sepse më dukesh më e thjeshtë më e dashur, më dukesh dhe më xheloze si tip.

Silvana: Ku e kupton që jam xheloze? Ma thuaj konkretisht

Saimiri: Nuk edi, e shfaq.

Silvana: Unë besoj se nëse ti je vërtet e interesuar për një person, pak xhelozi duhet. Edhe është e bukur, në qoftë se ti e vlerëson. Edhe pse ndoshta unë mund të jem treguar pak xheloze me ndonjë vajzë këtu, sipas meje ti duhet ta vlerësosh sepse do shohësh interesin që kam unë ndaj teje.

Saimiri: E marr vetë iniciativën, nëse më pëlqen një vajzë edhe e puth. Nuk pres të më puthi ajo.

Silvana: Domethënë je mashkull që merr iniciativën?

Saimiri: Normale. Sigurisht! Nuk jam tip i tërhequr ose i turpshëm ose diçka, por duhet të jetë edhe momenti, duhet të jetë edhe e ndjerë. Duhet të ketë diçka që mua të më shtyjë ta puth një vajzë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF