KreuCelebrity

“Po çmendesha”; Klea Huta rrëfen simptomën e vështirë teksa ishte e infektuar me Covid!

Klea Huta, fatmirësisht e ka kaluar Covid-19 pak muaj më parë dhe tashmë ajo dhe familja e saj i janë rikthyer normalitetit. Por, për moderatoren Huta infektimi me virusin pandemik nuk ka qenë aspak i lehtë dhe kjo është mëse e kuptueshme kur sapo je bërë nënë dhe nuk mundesh dot të ndjesh aromën e bebushit.

Nëpërmjet një statusi në Instagram, Klea Huta ka ndarë eksperiencën e saj me Coronavirusin duke treguar se ndonëse kanë kaluar disa muaj nga infektimi, ajo ende ka probleme me nuhatjen e aromave.

“Para disa muajsh unë dhe familja ime kaluam Covid-19! Fatmirësisht e kaluam paq. Prej dy muajsh pata as 0% nuhatje sa mendova se nuk do te nuhasja kurrë më. Ishte e tmerrshme që nuk nuhasja dot as erën e tim biri dhe po çmendesha, por kjo ishte e keqja me e vogël që po më ndodhte në krahasim me fatkeqësitë që kemi dëgjuar nga kjo sëmundje e tmerrshme. Kur mendova që gjithçka po i rikthehej normalitetit dhe nuhatja m’u rikthye, diçka tjetër ndodhi. Disa ushqime më duken sikur kanë të njëjtën aromë, konkretisht: qepa, veza, pula, vera, disa nga parfumet dhe nuk më kujtohet se çfarë tjetër. Më tjetërsohen aromat dhe kanë një aromë si benzinë ose fekale. Është e shpifur dhe realisht më ka kapur paniku nëse do mund t’i nuhas edhe njëherë ushqimet me aromën e tyre apo jo. Dua ta ndaj dhe me ju këtë gjë për të kuptuar se çfarë po na ndodh”; shkruan Klea në postim

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF