KreuCelebrity

Tradhëtoi bashkëshortin e braktisi familjen, tani aktorja kërkon kujdestarinë e fëmijëve!

Çifti, tashmë i shpërbërë i aktorëve hollywoodianë, Brian Austin Green dhe Megan Fox vazhdojnë të ushqejnë faqet e thashethemeve të shtypit rozë. Së fundmi sipas një dokumenti të publikuar në revistën US Weekly, aktori i njohur veçanërisht për rolin e tij në serialin kult “Beverly Hills 90210”, ka kërkuar zyrtatisht kujdestarinë e përbashkët me aktoren Meghan Fox, për të tre fëmijët Noah, Bodhi dhe Jouney, së bashku me pensionin ushqimor.

Ndërkohë që dhe Meghani ka paraqitur të njëjtin pretendim, sipas TCH. Green kërkoi divorcin sepse e shoqja e tradhëtoi atë pas një martese dhjetëvjecare, kjo gjë mund të shkojë në favor të tij.

Të dy akorët janë mirë ekonomikisht, pavarësisht se për Meghanin mund të jetë një periudhë më e suksseshme nga ana profesionale, pasi ka patur me tepër oferta dhe projekte se sa ish-bashkëshorti i saj. E gjithë kjo betejë filloi në majin e kaluar kur aktori shkroi një post, aspak tipik për mënyrën që shkruante ai zakonisht në instagram, me përmbjatje të kiptuar duke u shprehur se: “Herët a vonë fluturat mërziten kur qëndrojnë për një kohë të gjatë në një lule. Fillojnë të ndjehen sikur po mbyten. Bota është e madhe dhe dëshirojnë të bëjnë eksperienca të tjera.” Më pas u mësua se Briani e kishte shkruar pasi kishte marrë vesh tradhëtinë e të shoqes.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF