Komiteti i Ekspertëve: Izolim para orës 22:00, shkollat të mbyllen deri në….

Situata e pandemisë në vend nuk po njeh përmirësim, cka shtyn të mendohet se autoritetet mund të ashpërsojnë masat izoluese. Nga Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ka ende një njoftim zyrtar, por burime atjë thanë për A2 se disa nga propozimet që po diskutohen nga ekspertët kanë të bëjnë me ndryshimin e orës policore.

Kështu, nga Komiteti mund të propozohet që mbyllja të bëhet edhe më herët se ora 22:00 që është aktualisht.

Po kështu, mund të kërkohet që të ndalohen aktivitetet, festimet në grup për festat e fundvitit e të zgjaten pushimet dimërore për institucionet arsimore. Kështu, mund të vendoset që të mbyllen shkollat fundjavën e ardhshme, 18 dhjetor, për të rifilluar mësimin në 11 janar. Vendimi nuk është ende public, por nuk është cudi të shpallet nga fillimi j javës që vjen.

Previous Article