KreuStil Jetese

Është koha e borës ( për disa), dhe koha e thonjve me gurë!! 

Me rënien e temperaturave, sikur bie dhe dëshira jonë për të përdorur arsenalin e bukuyrisë. Mendimi i të rregulluarit për të dalë jashtë në javët më të ftohta të vitit, sikur nuk tingëllon shumë tërheqës. Por ka një arsye të mirë për t`i shtuar hare pamjes tuaj, edhe kur i ftohti ju frenon: Në fund të fundit, kjo është koha më e lumtur e vitit! Dhe përvec rimelit e buzëkuqit të fortë, ka dhe dicka tjetër që mund t`jua shtojë buzëqeshjen: thonjtë tuaj! Është koha t`I jepni pak frymë festive edhe atyre, dhe përvec manikyrit me xixa, shumë “in” në këtë periudhë janë edhe gurët. Ja disa prej modeleve më të bukura dhe elegante:

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF