KreuKuzhine

MayFair, një copëz Londre në zemër të Tiranës

Nëse keni jetuar apo keni qenë si vizitor të paktën një herë të vetme në Londër, me siguri blloku elitar i restoraneteve, pub-eve dhe bareve MayFair ju është bërë shumë familjar. Si një nga zonat më luksoze në Britani, por edhe në botë është e vështirë të mos marrësh me vete pakëz shije aristokrate pasi largohesh nga ai vend ….

duket se kjo ka qenë edhe filozofia e drejtuesve të restorantit në zemër të Tiranës që mban të njëjtin emër si zona luksoze e Londres Perëndimore. E njëjta filozofi për shije luksi, por çmime aspak të tilla do të vijojë në çdo shërbim të MayFair që nga bari tek restoranti.

“Që të jesh një kuzhinier i shkëlqyer, duhet të punosh me kuzhinierë të shkëlqyer”; është moto e shefit të famshëm Gordon Ramsay, strategji të cilën drejtuesit e MayFair e kanë adaptuar suksesshëm në stafin e kuzhinës së tyre. Në tempullin e artit të gatimit në MayFair nuk ka ndihmës kuzhinierë, ka vetëm shefa kuzhine të cilët ndërthurin përvojat e dhuntitë e njëri tjetrit, për të marrë në fund shpërblimin moral që çdo kuzhinier kërkon në portretin e klientit; një buzëqeshje në shenjë falenderimi për kënaqësinë e marrë nga ushqimi.

Arredimi i MayFair është po ashtu adaptim elegant i stilit britanik; me kombinimin e famshëm të pllakave bardh e zi dhe pajisja me pasqyra në pjesën e tavanit, të krijon idenë e shkrirjes së dy botëve paralele. Tonalitetet e lehta dhe të ëmbla në ambientet e barit dhe restorantit ‘flasin’ british.  Ka shumë shërbime me të cilat kjo sipërmarrje krenohet, por e para dhe kryesorja për të cilën është investuar maksimalisht është menuja e restorantit.

Genti drejtuesi i armatës së kuzhinës pas një eksperience 20 vjeçare në restorantet më të mira në Rivierën greke, krijon dhe ideon pjatat që kanë stolisur menunë elegante të MayFair. Mandej një pasdite në muzg, apo një orë e vonë në ambientin e barit, është një ftesë për të shijuar kokteilet shumëngjyrëshe, për të cilat baristi siguron se nuk i ngjajnë asnjë shije që keni provuar më parë.

Ky oaz i ri, që ndali rrugëtimin nga qyteti i Titanikut në metropolin shqiptar në vetëm pak kohë ka ditur të krijojë dhe fitojë një status tejet prestigjoz si një ndër restorantet më in në vend.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF