KreuFashion

Pse Michael Kors është brandi i preferuar i amerikanëve?! 6 fakte rreth MK

Vizioni krijues është Michael Kors, drejtori krijues i lindur në Long Island, i cili themeloi labelin në 1981 pasi braktisi shkollën e modës. Ai ka flirtuar me statusin e miliarderit dhe është ende jashtëzakonisht i pasur. Për 10 vite ka qenë pjesë e jurisë në shfaqjen televizive “Project Runway”, ku komentet e tij pikante i sollën atij famë në të gjithë vendin.

Michael Kors cilësohet si gjendja shpirtërore e Nju Jorkut

Ndërmarrja mund të ketë selinë zyrtare në Londër, por marka MK është krejtësisht amerikane në dizajn, pikëpamje dhe frymë. Shfaqjet e javës së modës Michael Kors në Neë York janë padiskutim me pjesëmarrjen e yjeve të A-listës botërore, duke mirëpritur të tilla si Nicole Kidman, Catherine Zeta-Jones apo  Blake Lively.

Silueta e pastër dhe urbane e kësaj marke ka veshur shpesh edhe Michelle Obama, dhe ndryshimi i famshëm I veshjes pa mëngë në paraqitjen zyrtare si Zonja e Parë e SHBA-ve i atribuohet pikërisht kësaj firme. MK ka veshur gjithshatu edhe Melania Trump.

Brand- i ka notuar shpesh edhe në ujëra të trazuar

Si një ndërmarrje biznesi, kompania ka pasur uljet dhe ngritjet e saj. Në vitin 1993 u detyrua të paraqesë kërkesë për mbrojtje nga falimentimi pasi kishte humbur mbështetjen e investitorëve. Por me ndihmën e një investimi fillestar nga LVMH, ku ai ishte drejtor krijues në Celine, ai u rindez dhe u kthye në rrugën e duhur.

Përdorim  masiv

Fryma sipërmarrëse e modës amerikane është komerciale – markat e stilit të rrugës kanë vendosur një pikë çmimi të arritshme për pjesën më të madhe të amerikanëve. Ashtu si rivali i saj kryesor amerikan Coach, i cili tani është futur në kompaninë Tapestry, Michael Kors është i nivelit të lartë, por jo në nivelin e luksit si Versace. Çantat MK janë të njohura për gratë që punojnë, çmimi i të cilave varion nga 150 paund deri në 455 paund . Pjesa më e madhe e fitimeve masive të kësaj marke vjen nga aksesorët – çanta, syze, këpucë dhe parfumet. Duke njoftuar rezultatet e saj tremujore fiskale 2019 në gusht, kompania vlerësoi të ardhurat totale për vitin në 3.9 miliardë Paund.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF