KreuCelebrity

Tom Cruise i bërtiti e ofendoi në sheshxhirim, 5 anëtarë të ekipit japin dorëheqjen!

Tom Cruise i bëri për ujë të ftohtë pse i pa që nuk respektuan rregullat e distancimit social.

“Jam duke folur në telefon me çdo studio, kompani sigurimi, producentë dhe ata na kanë shembull ne. Ne po mbajmë me punë mijëra njerëz o ju të paudhë!! Të mos ndodhë më kjo që ndodhi sot Kurrë më! Nëse shoh që ndodh sërish…jeni të pushuar. Nuk ka falje. Këto thuajani njerëzve që po humbasin punët e tyre dhe bukën e gojës sepse industria jonë po mbyllet. Këtë mendoj çdo natë, të ardhmen e kësaj industrie. Kështu që nuk i pranoj faljet tuaja. Unë e bëra timen, ju thashë, nëse nuk e zbatoni, përjashta! Ne nuk do e mbyllim këtë dreq industrie! Morët vesh? Jam i qartë? E kuptuat çfarë dua? E kuptoni përgjegjshmërinë që keni? Sepse nëse nuk keni logjikë, jeni të pushuar. Kaq po ju them!”- kishte bërtitur ai në sheshxhirimin e serisë së fundit të Mission Impossible. Por pesë pjesëtarë të ekipit të xhirimit nuk e pranuan poshtërimin e aktorit të njohur dhe dhanë dorëheqjen, duke ia lënë dhe punën përgjysmë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF