KreuBusull

E FUNDIT/ Prej datës 24 Dhjetor ndryshon ora policore; rikthehet karantina për personat që vijnë nga jashtë!

 

Frika e variantit të koronavirusit të ri që u shfaq pak ditë më parë në Britani, ka pushtuar edhe Shqipërinë. Vendi ynë i është shtuar listës së shteteve të tjera që pezullojnë fluturimet me Britaninë deri në një afat të pacaktuar.

Gjithashtu pak minuta më parë është marrë vendimi që prej datës 24 dhjetor  deri më 4 janar të ndryshojë ora policore, nga 22:00 në 20:30. Nëpërmjet një deklarate për shtyp Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manatirliu bëri me dije se do të rikthehet edhe karantina 14 ditore për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe.

“Kemi vendosur kufizimin e lëvizjes nga ora 20:30 deri në 06:00, nga 24 dhjetori deri në 4 janar. Përjashtim bëjnë ata që duhet të lëvizin për arsye shëndetësore apo pune. Nga 5 janari rikthehet ora 22.00 e ndalim-qarkullimit. Edhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të kufizohet në këtë fashë orare. Do të jetë e detyrueshme karantina 14 ditore nga udhëtarët që vijnë nga Anglia”; u shpreh Manastirliu

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF