KreuCelebrity

Këngëtarja e njohur na surprizon, shpall fejesën

Ariana Grande ka treguar se është fejuar me të dashurin e saj, agjentin e pasurive të patundshme Dalton Gomez.

Ylli ka postuar disa foto në faqen e saj të Instagramit, duke treguar një unazë me perlë dhe diamant në dorën e saj të majtë. “Përgjithmonë dhe më shumë”,thuhet në përshkrimin e fotos.

Grande, 27,ka qenë e lidhur me Gomez ,në të njëzetat e tij , për më pak se një vit.

Cifti po jetojnë për momentin në shtëpinë e Grande në Los Angeles, duke ndjekur rregullat e Kalifornisë për të ndruar në shtëpi, thonë mediat.

 

 

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande)

“Ata nuk mund të ishin më të lumtur, janë aq të ngazëllyer. Kjo është një kohë e lumtur për ta, të dy grupet e prindërve janë të entuziazmuar,” u citua një burim.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF