Flokë dëbore në manikyrin tuaj, ja 7 dizenjo fantastike për këtë dimër!

Mund ta keni vendosur pemën dhe zbukurimet e Krishtlindjes, mund të keni nxjerrë golfet e trasha dhe palltot e kuqe, mund edhe të jeni furnizuar me kakao për 3 muajt e ardhshëm… por këto festime dimërore nuk janë të plota edhe pa një manikyr të tillë!

Kemi mbledhur për ju 7 dizenjo fantastike për thonjtë tuaj, disa prej të cilëve mund t’i punoni edhe vetë, me mjete që i gjeni në shtëpi.

Mos e pyesni më veten si do ta bëni manikyrin e radhës!

1. Manikyr French me flokë dëbore

Shtoni një detaj të vogël floku dëbore në manikyrin tuaj French, dhe lyejini thonjtë edhe me një shtresë manikyri me xixëllima.

Nëse manikyri French është shumë i thjeshtë për ju, zgjidhni një ngjyrë rozë të lehtë apo nude.

2. Manikyr i mbuluar nga dëbora

Vetëm në majat e thonjve tuaj, aplikoni manikyr të bardhë me sfungjer. Do të duket sikur thonjtë po zbardhen nga dëbora!

3. Parajsë dimërore

Zgjidhni një manikyr akull për thonjtë tuaj, dhe shtoni dizenjo vijëzimesh në dy prej tyre, ndërsa në thonjtë e tjerë vendosni gurë sipas dëshirës.

4. Flokë dëbore 

Ky manikyr dimri ka look më futuristik, me dizenjo gjeometrike si flokë dëbore. Zgjidhni ngjyrat blu dhe bojëqielli, si dhe një-dy shtresa manikyr argjendi për thonjtë e tjerë.

5. Thonjtë Mariah

Thonj ombre me detaje flokësh dëbore dhe gurë zbukurues rozë. Kjo është kënga e Mariah Carey “All I want for Christmas is you” në formë manikyri.

6. Krishtlindje të kuqe

Kaloni nga ngjyrat e bardha në një të kuqe-vishnje, dhe shtoni xixa dhe flokë dëbore. Jashtëmase glamour!

7. Flokë dëbore “Bëje mirë, bëje vetë”

Mund edhe të zgjidhni një rrugë të shkurtër, duke vënë stickers në formë flokë dëbore në thonjtë tuaj. Lyeni sipër manikyr holografik.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *