KreuCelebrity

Po vjen “Hëna e Ftohtë”, kur është dhe përse duhet të shprehni një dëshirë!

Hëna e fundit e plotë e 2020-tës do të jetë mes dy festave të mëdha të fundvitit: Krishtlindjeve dhe Vitit të ri. Ajo që njihet si “Hëna e Ftohtë” do të shihet në qiell katër ditë pas Kërshëndellave, thotë Nasa. Mohikanët dikur e quanin “hëna e natës së gjatë” për shkak se ngrihej në njërën prej netëve më të gjatë të vitit.

Kjo supërhënë, që shfaqet 30% më e shndritshme se zakonisht, thuhet se hedh një shkëlqim mbi jetën romantikë të gjithsecilit, dhe se kur e shikon, duhet të shprehësh një dëshirë për dashurinë. Ajo shënon pikën kulmore të energjisë për muajin, dhe duket sikur na afron më shumë me universin! Hëna e plotë nxjerr në pah natyrën tonë emocionale dhe këtu “zemra”, luan rol kryesor. Në 29 dhjetor pra, në darkë, me sytë nga qielli!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF