KreuCelebrity

Si mund t`i vihet fëmijës emri Zëri? Elita i përgjigjet ndjekëses!

Pas një kohe të gjatë preferencash për emra të huaj, gjithmonë e më shumë po rikthehet në Shqipëri dëshira për t`i vendosur fëmijëve emra shqiptarë, dhe të tillë të bukur ka plot. Vajza e ministrit Blendi Klosi quhet “Ambla”, e ëmbël si puthja e mami Norës, që shprehur dikur ai. Për Orgesa Zaimin, emrat e zemrës janë Bora dhe Kroni, e bardha, e pastra dhe e përjetshmja e familjes, dhe burim uji, burim i jetës dhe i gjithë mirësive. Xhensila dhe Besi zgjodhën Ajkën për vogëlushen e tyre, ndërsa Elita dhe Gjiko e quajtën djalin, Zëri.

Jo të gjithëve u pëlqen një emër i tillë. Në fakt, një ndjekëse e qortoi moderatoren për zgjedhjen e berë. “Ju andej nga Shqipëria vendosni emra palidhje, Zëri, Ajka, etj. Nuk mendoni për të ardhmen e fëmijës sesi mund të tallen të tjerët”, ka shkruar ajo. Elita I ktheu këtë përgjigje: “Zonjë e dashur, pastë gjithmonë shëndet djali yt Noi. Por mos ia qaj hallin Zërit dhe Ajkës se do e mbajnë me krenari emrin e tyre shqiptar. Puthje!”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF