Pra Xhemi Shehu i tha një herë e mirë lamtumirë televizionit!

Nëse ju ka munguar Xhemi Shehu në ekran, përgatituni për këtë lajm: E hijshmja e televizionit nuk do të na përshëndesi më kurrë nga ekrani.


Nëpërmjet një interviste për ‘revistawho’ Xhemi është shprehur se atë nuk e lidh më asgjë me televizonin dhe vetëm ndonjë çudi e madhe mund ta rikthente bjonden sygjelbër sërish pas kutisë magjike’. Arsyeja e largimit nga Portokalli duket se ka qenë ezaurimi i emocioneve dhe ndjesisë që Xhemi merrte nga ai program, dhe në këtë mënyrë duket se tërheqja edhe nga televizioni ishte e paevitueshme.

“Prandaj dhe u tërhoqa nga “Portokallia” sepse s’po merrja më kënaqësi, dhe prandaj po them duhet të ndodhë ndonjë çudi që unë të rikthehem prapë, gjithmonë në një format të ngjashëm me ‘Portokallinë’. Nuk kam fare ambicien që të bëj programe të tjera.

Kështu që me shumë gjasa i bie që unë jam tërhequr dhe e kam mbyllur njëherë e mirë me televizionin, sepse nuk është se mendoj se do bëhet diçka po aq e mirë sesa “Portokallia” dikur, sepse kjo që po shohim tani nuk mendoj se është maksimumi i atij spektakli. Ose mbase dhe është ezauruar dhe me kohën… Nuk e di, nuk di çfarë të them, por nuk më tërheq më”; ka treguar Xhemi Shehu

Previous Article