KreuCelebrity

Ups!! Kush ka bërë ndërhyrje estetike, paska një problem me vaksinën anticovid!

Një komitet këshillimor i Administratës së Ushqimeve dhe Ilaceve në SHBA paralajmëron se vaksina anticovid e prodhuar nga kompania Moderna mund të shkaktojë reaksion tek personat që kanë kryer ndërhyrje estetike në fytyrë, si mbushës buzësh apo faqesh. Ekipi i shkencëtarëve zbuloi se kush ka përdorur fillera, mund të ketë alergji nga kjo vaksinë që mund të shfaqet me enjtje të mëdha.

Një dermatolog me qendër në Kaliforni sqaroi se reagimi kishte lidhje me imunitetin, thotë Daily Mail. Pacientët që morën vaksinën Moderna, e cila u miratua nga rregullatorët të premten e kaluar, kishin pasur enjtje në zonën ku ishte kryer ndërhyrja. Lajmi i mirë është se efektet anësore u trajtuan, por shqetësimi mbetet.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF