Martohet Rudina Dembacaj, fotot nga ceremonia!

Viti 2021 e gjen Rudina dembacaj me një ndryshim të rëndësishëm në jetën e saj. Moderatorja zyrtarizoi në Bashkinë e Tiranës lidhjen me partnerin Mark Frroku pikërisht në ditën e parë të këtij viti.

“Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark ( Shihemi në dasëm)”, ka shkruar ajo.

Duket se cifti ka vendosur të presë fundin e një viti të vështirë si 2020-ta për të mos e pasur të shënuar në certifikatë, duke i dhënë kështu më shumë shanse 2021-shit, të cilin të gjithë urojmë që të jetë vërtet një vit më i mirë se ai që lamë pas!

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article