KreuCelebrity

Nuk do të martohet më, Eneda Tarida tregon arsyen!

Eneda Tarifa rrëfeu në programin  “Abc e Pasdites”, se ka vendosur të mos martohet më. Pas divorcit nga ish-partneri, këngëtarja dhe moderatorja u shpreh se në një mënyrë apo një tjetër e konsideron dështim çdo lidhje që ka shkuar në martesë e më pas në divorc.

“Nuk do doja të martohesha më, por jo sepse nuk e dua martesën si institucion. Unë mendoj që asnjë marrëdhënie që ka shkuar deri në martesë nuk duhet të mbaroj sepse është një trishtim. Martesa sjell gjëra të mira, familjen, rritjen e fëmijëve, pa mungesë të të dy prindërve. Edhe pse kur prindërit ndahen mundohen t’ja plotësojnë të gjitha, por kur je në të njëjtën shtëpi është tjetër, tha ajo. Eneda dhe ish bashkeshorti,  Erjon Zaloshnja, i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 18 vitesh bashkë. Nga kjo lidhje erdhi në jetë vajza e tyre, Aria të cilës Eneda ka vendosur me sa duket t`i kushtojë të gjithë kohën e saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF