KreuCelebrity

Bleona bëri vaksinën anti-Covid, cilën prej tyre ka preferuar këngëtarja!

E veshur si infermiere, Bleona Qerreti tregon se e bëri vaksinën anti-Covid, e pafrikësuar nga lajmet për reaksione alergjike që kanë shoqëruar në disa raste administrimin e injeksionit. Këngëtarja shqiptare, që jeton prej vitesh në Amerikë, thotë se është koha të bëhemi pjesë e përpjekjes për të ndihmuar veten e të tjerët dhe për të frenuar këtë cmenduri që është koronavirusi.

“Sapo jam vaksinuar dhe i rekomandoj me forcë kujtdo që është në gjendje të marrë vaksinën kundër COVID-19. Është koha për të dalë në krye të virusit dhe për ta mposhtur atë një herë e përgjithmonë.PS: Kjo foto është nga filmi që kam xhiruar muajin e kaluar, nuk ka dalë akoma, por desha të tregojë mirënjohjen time për punëtorët e vijës së parë, heronjtë tonë të vërtetë! Shërbimi juaj ndaj komunitetit më të madh po na ndihmon të gjithëve të kalojmë këtë periudhë të vështirë. Ju keni mbështetjen time dhe vlerësimin e përzemërt për gjithçka që bëni”, ka shkruar Bleona, e cila në dokumentin që ka postuar tregon se ka bërë vaksinën e kompanisë amerikane Moderna.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF