KreuCelebrity

Dorëzohet beqari i fundit? Leonardo di Caprio, pranë martesës!

Nuk ka lodhur kurorë kurrë, edhe pse femrat e bukura në jetën e tij kanë qenë të shumta. Edhe pse disa herë është menduar se Leonardo Di Caprio mund të ishte duke i dhënë fund beqarisë, ajo që vinte në fakt ishte fundi i lidhjes. Por pikërisht atëherë kur u duk se nuk kishte më modele që t`i kthente mendjen aktorit hollivudian, mbërrin lajmi se mund të jetë pranë kurorëzimit me Camila Morrone.

Lajmin e bëjnë të ditur persona të afërt me çiftin, të cilët kanë parë sesi ka evoluar marrëdhënia e tyre me kohën. Aktori I “Titanic” duket se e ka gjetur tashmë personin e zemrës. Tashmë, ai dhe Camila janë bashkë prej tre vjetësh dhe kështu sic po shkojnë gjërat, duket se shpejt, do t`i shohim në altar!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF