KreuCelebrity

Dua Lipa për “Rolling Stones” rrëfen vuajtjet e familjes: “Është pjesë e asaj që unë jam”!

Një vajzë e bukur, e talentuar dhe e fortë: kështu shfaqet Dua Lipa në intervistën eksluzive për revistën “Rolling Stones” ku rrëfeu jetën e vet personale, lidhjen që po përjeton e në të cilin sic tha ndihet shumë mirë, por edhe rrënjët e familjes së saj apo vështirësitë me të cilat u përballën gjatë pushtimit serb.

“Gjyshi im nga babai shkruante libra për masakrat që bënin serbët mbi popullin kosovar në ato vite. Kur Kosova u pushtua, serbët u përpoqën ta detyronin të rishkruante historinë, por ai refuzoi dhe humbi punën. Është pjesë e kësaj që unë jam, e kam të trashëguar dëshirën për të dal në krah të gjërave që besoj”, tha Dua.

Më tej këngëtarja ka treguar se pavarësisht faktit që familja e saj u shpërngul në Londër për t’i shpëtuar dhunës dhe ajo vetë lindi atje, që e vogël është rritur me idenë që Britania është vendi ku lindi, por rrënjët e veta kosovare u mban gjithmonë në zemër.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF