KreuCelebrity

Enxhëll tregon kush është djali me të cilin ndan cdo gjë!

Enxhëll tregon kush është djali me të cilin ndan cdo

Në një bisedë me Generdën, ku të dyja konkurentet e Love Story i drejtuan njëra-tjetrës pyetje pikante, Enxhëll bëri një rrëfim të rrallë. Si përherë, detajet më të hollësishme mbi jetën dhe karakterin e vajza pjesëmarrëse ne këtë dating show, i mësojmë nga programi “Daily Love Story”. Enxhëll tha se njeriu të cilit i beson më shumë, është i vëllai. “Personi të cilit unë i besoj më shumë është vëllai im, të cilin e kam si shok edhe ndaj çdo gjë me të. Qoftë mendime, qoftë plane, çdo gjë ia besoj atij. Në fillim nuk ishte dakord për ardhjen time në Love Story, ia zbukurova pak unë, po pastaj me kohën sikur u mësuan dhe e gjithë familja më mbështet” tha bukuroshja nga Gjirokasta, dhe Generda e aprovoi këtë fakt. Dhe unë doja të thoja që kjo gjë më pëlqen shumë tek Enxhëlli, sepse edhe unë jam njeri shumë familjar dhe e shoh që këtë gjë e kemi të përbashkët. Më pëlqen shumë, transmeton shumë paqe”, u shpreh ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF