KreuCelebrity

I kërkuan të zëvendësonte Samanthën tek “Sex and The City”, aktorja nuk pranoi!

Ndonësë na duket kaq e vështirë që dikush tjetër të zërë vendin e “Samanthës” unike të Cattrall, ftesa qenka bërë. Aktorja e përzgjedhur ishte Jennifer Coolidge. E cila megjithatë e ka hedhur poshtë cdo mundësi që të jetë zëvendësuesja e Kim në rikthimin e serialit ikonikë. Jennifer tregohet e sinqertë dhe pohon se ajo vetë nuk mendon se do të arrinte ta bënte atë rol si Cattrall, apo më mirë se ajo.

“Jam fanse shumë e madhe e Sex and The City, gjithmonë kam qenë. Është një nga ata show që mund t’i shikosh pafund dhe të mos lodhesh. Por më duhet të them që jam fanse aq e madhe e Kim saqë nuk shoh dot askënd ta zëvendësojë atë në rolin në fjalë. Ajo ishte perfekte, nuk mendoj se e zëvendësoj dot as unë”, tha  Coolidge.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF