KreuCelebrity

Befason Suela e “Love Story”: “Dua të kem katër fëmijë”!

Befason Suela e “Love Story”: “Dua të kem katër

Suela, Flavia dhe Redona, kanë rrëfyer për programin “Daily Love Story”, dashurinë e tyre për shtëpinë dhe mënyrën se si do ta arredonin atë. Tre nga konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan, kanë folur edhe për planet familjare të së ardhmes, teksa Suela ka deklaruar se dëshiron të ketë katër fëmijë, dy vajza dhe dy djem.Më tej, ajo ka treguar se si do ta arredonte dhomën e tyre.

Të pëlqen të kesh një shtëpi të madhe apo të vogël?

Të madhe, ku më nxë mua e vogla. Më duhet një dhomë shumë e madhe.

Si do ta arredoje shtëpinë tënde?

Më pëlqen edhe moderne, edhe ‘royal’, dhe nuk e veçoj dot. Unë jam shumë e fiksuar pas këtyre gjërave.

Në shtëpinë ku jeton ke ndërhyrë tek arredimi?

Kam ndërhyrë, por më shumë ka vendosur mami. Mami është dëgjuar më shumë në shtëpi.

Cilat ngjyra do të doje të ishin mbizotëruese në shtëpinë tënde?

Grija, e bardhja, ngjyrat e qeta, të ftohta, jo shumë të ndezura.

Sa fëmijë do doje të kishe dhe si do ta arredoje shtëpinë?

Katër, dy çuna dhe dy goca. Çunat më të mëdhenj kurse vajzat i dua binjake. Vajzat ngjyrë rozë, kurse çunat me makina.

Shpenzon më shumë kohë në shtëpi apo je tip që del?

Unë përditë dal, rri nja dy orë. Vendi im në shtëpi është krevati ose divani te pjesa e sallonit që ha./tvklan.al/

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF