KreuCelebrity

‘Do ta fshij nga Youtube’; Nora Istrefi nuk e pëlqen fare, po fare një këngë të sajën!

Nora Istrefi duket se për një nga këngët e saj është penduar dhe do të dontë të mos e realizonte. E krijuar në vitin 2015  klipi që mban titullin ‘Bamboleo’ është kënga që për Norën nuk është realizuar ashtu siç duhet.

E pyetur se cila është ajo këngë që nuk do të dontë që vajza e saj Renee ta shihte, Istrefi është përgjigjur:

Është një këngë dhe një klip që nuk më pëlqen, dhe të them të drejtën, nuk e di pse por nuk më pëlqen fare. Në atë moment më ka pëlqyer dhe më është dukur mirë por kur e pash, nuk më përket mua. Nuk e kam fshirë akoma por do ta fshijë edhe nga youtube; është shprehur Nora.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF