KreuStil Jetese

Dorezat- aksesori perfekt për një pamje shik! 

Dorezat përfaqësojnë aksesorin klasik, i cili gjendet diku mes stilit utilitar dhe atij super elegant, sepse mund të përdoren si për qëllime praktike, ashtu edhe estetike. Na mbrojnë në temperature të ulëta, por mund të jenë shumë shik edhe me veshje mbrëmjeje. Edhe pse është e paqartë origjina e tyre, qëllimi mendohet të ketë qenë fillimisht mbrojtja e duarve nga dëmtimet apo cdogjë që mund të shkakonte plagë. Shoqëria e lartë megjithatë gjeti një tjetër përdorim për to. Dikur patën probleme me erën e lëkurës së tharë, por këtë e zgjidhi Caterina dei Medici në shekullin XVI, kur zgjodhi të mbantë doreza të parfumosura. Ngadalë, dorezat u kthyen jo vetëm në një domosdoshmëri në disa fusha, por edhe në një aksesor mode.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF