KreuCelebrity

Fjoralba largohet nga “ E Diell”, cfarë ndodhi??

Fjoralba largohet nga “ E Diell”, cfarë ndodhi??

Pas Nevina Shtyllës, edhe Fjoralba Ponari largohet nga “ E diell”, dhe kërshëria për arsyen e kësaj lëvizjeje, është e vetëkuptueshme! Moderatorja megjithatë e sqaroi shpejt se cfarë po ndodh. E ftuar në “Shqipëria live”, ajo rrëfeu se ka nevojë për një pauzë për të rimarrë veten. Por do të rikthehet me forcë, këtë e premton. “Manushi më ka thënë do kesh gjithmonë një derë të hapur në ‘E diell’ dhe sigurisht me një projekt që unë do ndihem komde. Në këtë moment që po flasim kam nevojë për një pauzë të rigjeneroj energjitë e mia dhe pse jo të mos kthehem më fuqishëm se sa gjatë këtyre 2 viteve. Këtë sezon nuk e mendoj një rikthim. Rrugëtimi im nuk mund të krahasohet në këtë moment që ne flasim me atë që kam qenë para 2 vitesh, sepse kam qenë totalisht pa eksperiencë. Tani jam rritur dhe kam kuptuar çfarë më qëndron më mirë në lëkurë si moderatore”, u shpreh Fjoralba.

 

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF