KreuCelebrity

Ka apo jo probleme martesa e Trumpit? Mikesha e familjes thotë të kundërtën e asaj që kemi dëgjuar!

Pas largimit të Donald Trumpit nga Shtëpia e Bardhë, shumë knë pritur të shikojnë se cfarë do të ndodhë me të dhe të shoqen, Melanian, pasi gjatë kësaj periudhe ka pasur shumë fjalë rreth një divorci të mundshëm të tyre. Por mikesha e Melanias, Stephanie Winston pretendon krejt tjetër gjë. Ajo tha në  “Hollywood Life Podcast” se ish Zonja e Parë në fakt ka një martesa shumë të lumtur.

“Isha në makinë me të dhe po vinim nga Neë York-u. Donald ishte në një ndeshje, e telefonoi dhe e pyeti për diçka. Ajo është telefonata e parë e tij. Ai do aprovimin e saj për çdo gjë. Melania i tregon atij si duhet të jetë, por nga ana tjetër edhe e vlerëson për punën që bën. Kam vënë re se ata shihen me njëri-tjetrin me pasion. Ndryshe nga sa thuhet në media, ata kanë një marrëdhënie shumë të afërt me njëri-tjetrin. Diskutojnë hapur për çdo gjë. Unë nuk i kam dëgjuar një herë të zihen”-tregoi Stephanie. Ajo shtoi se rastet e bujshme ku Melania ka refuzuar t’i kapë dorën Donaldit në fakt janë të planifikuara nga vetë ata për të tërhequr vëmendjen. “Ata kanë një qëllim për çdo gjë që bëjnë”- u shpreh ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF