KreuCelebrity

Do të rikthehet apo jo? Saimiri mori vendimin për Enxhëll!

Enxhëll u kthye në kryefjalën e ditës pas vendimit për t`u larguar nga “Love Story”. Por bukuroshja nga Gjirokastra u pendua shpejt për vendimin e saj, dhe përmes një letre të ndjerë, i kërkoi Saimirit që ta lejojë të rikthehet në spektakël.

Publiku por priste të shikonte se cila do të ishte përgjigja e tij. Në fund të fundit, Enxhëll dukej mjaft e sinqertë në kërkesën e saj. Por për protagonistin e shoë-t, duket se nuk ka hap prapa. “Ishte diçka e papritur! Ishte vendim i vështirë, m’u deshën disa ditë që ta mendoja. Por edhe pse me Enxhëll kemi kaluar momente të bukura, mendoj që për dashurinë njeriu duhet të luftojë dhe jo për një sfidë të vogël të shmangesh dhe të kthesh kurrizin. E vlerësoj Enxhëllin, por dua të përqëndrohem te vajzat që janë këtu”, -është shprehur Saimiri, duke lënë të kuptohet se nuk do ta mundësojë kthimin e saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF