KreuCelebrity

Si asnjëherë më parë, ‘Kënga Magjike’ këtë vit vjen me një vlerësim ekstra për artistët!

Përpos faktit që ‘Kënga Magjike’ për herë të parë në gjithë historinë e saj do të nisë prezantimin e këngëve në muajin Mars, për të zgjedhur fituesin mandej në muajin Maj.

Duket se interesi i artistëve për të marrë pjesë në ‘Kënga Magjike’ ka qenë i madh, e kjo lidhet me siguri me mungesën e evenimenteve dhe koncerteve për shkak të pandemisë.

Për t’u solidarizuar me artistët producenti Ardit Gjebrea ka menduar të rrisë vlerën monetare të fituesin e kësaj gare si dhe për 19 finalistët!

“Interesimi i artistëve për festivalin magjik na ka prekur. Edhe pse në një situatë pa aktivitete, përsëri dëshira për të investuar për dashurinë e tyre – këngën, është impresionuese, Ndaj në shenjë mirënjohjeje, produksioni i Këngës Magjike ka vendosur që për çmimin e parë të festivalit të japë 500,000 lekë, ndërsa për 19 finalistët e tjerë, nga 200,000 lekë.”; ka shkruar Gjebrea në një postim në instagram.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF