KreuCelebrity

Elvana Gjata zgjodhi që në ditëlindjen e saj, t`i bënte ajo një dhuratë fansave!

Elvana Gjata zgjodhi që në ditëlindjen e saj, t`i bënte ajo

Elvana Gjata e kremtoi në mënyrën më interesante ditëlindjen e saj: duke e bërë ajo një dhuratë. Pas më shumë se një viti heshtjeje, këngëtarja pikërisht në ditën e vet të lindjes i befasoi fansat me publikimin e baladës “Thirr”.

Bëhet fjalë për një histori dashurie, e cila vjen me orkestrim të Darko Dimitrov dhe që nga ndjekësit, është pëlqyer menjëherë! Edhe në 2018-tën, Elvana zgjodhi pikërisht këtë datë për publikimin e dokumentarit të saj të parë dhe koncertin akustik për promovimin e albumit EP “3, Live Sessions”. Nuk munguan kuptohet urimet në këtë ditë të vecantë për të përfshirë atë të mikeshës së vjetër, Jonida Vokshi ndërsa prindërit e surprizuan me një buqetë lulesh.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF