KreuStil Jetese

Black Power/Viola Davis mbi fëmijërinë , jetën dhe karrierën

Të punuarit fort nuk e ka trembur asnjëherë Viola Davis. Shumë kohë më parë, para se të ngjitej në një skenë, të xhironte një film, ose të fitonte një çmim, asaj i duhej thjesht të mbijetonte. Një nga 6 fëmijët e familjes, Davis është shprehur hapur për fëmijërinë e saj të kaluar në varfëri. Në një intervistë, aktorja sjell në vëmendje një fëmijëri të kaluar pa ushqim, dikur nën çatinë e një shtëpie të pushtuar nga insektet dhe minjtë. Davis ka ecur përpara dhe tashmë mban titullin e rrallë si aktorja e parë Afro-Amerikane me “Triple Crown”- një ‘Tony’, një ‘Emmy’, dhe një ‘Oscar’. Ajo është për momentin protagoniste në filmin “Ma Rainey’s Black Bottom,” një film që ka dalë në transmetim në Netflix në fund të muajit dhjetor. Nevoja për të provuar se sa vlen është një temë në rolin aktual të Davis. Ajo luan personazhin real të Ma Rainey, një këngëtare me ngjyrë, e cila është quajtur “Nëna e Blues”. Filmi është bazuar në një shfaqje me të njëjtin emër të shkruar nga August Wilson.

Kur e dëgjon atë teksa flet për artin e saj, është mjaft e dukshme se sa shumë kanë ndikuar vështirësitë që ka kaluar në formimin e saj si aktore profesioniste.

Kur ishte 14, Davis u regjistrua në një klasë aktrimi nëpërmjet ‘Upward Bound’, një program i financuar nga qeveria për studentët me familje me të ardhura të ulëta. Në ditën e parë të klasës , mësuesi i saj i dramës u përpoq të largonte studentët e tij nga çdo nocion që aktrimi ishte joshës. Por nuk kishte rëndësi se me sa detaje mësuesi shpjegoi vështirësitë e të qenit një aktor, Davis vazhdonte ta donte me ngulm.

“Vështirësia, ishte një koncept që unë e kuptoja mirë në atë kohë. Gjithçka ishte e vështirë,” shprehet ajo. “Vështirësinë, e mora natyrshëm. Ishte e vështirë për mua të zgjohesha në mëngjes dhe të shkoja në shkollë kur nuk kisha ngrohje, kur nuk kisha ujë të nxehtë. Të duhet të lash rrobat me dorë. Të duhet t’i vendosësh mbi derën e banjos dhe të shpresosh që të jenë tharë deri nesër në mëngjes.” Davis kujton mësuesin e saj teksa i thoshte klasës se të qenit një aktor mund të duhet të shkosh në 5 audicione në ditë, çdo ditë për gjashtë javë dhe ende mos të kesh një punë të siguruar. Ajo kujton reagimet e nxënësve të klasës, se si një nga një, ata humbën dashurinë apo entuziazmin për të perfomuar. Por mendimi se këto fjalë duhet ta trembnin atë nuk i shkoi asnjëherë në mendje.

“I vetmi mendim në kokën time ishte se sa ndjesi e mrekullueshme është të jesh një aktor,” Davis thotë. “E shihja si një profesion të nderuar.”

Davis e ka ruajtur ende këtë nder për profesionin e saj. Pas tre dekadash pune dhe marrje vlerësimesh, ajo pranon se ende ndjen “sindromën e mospërshtatjes” – atë ndjesinë që vjen nga hici dhe mund të shkaktojë edhe një fituese të “Academy Awards” të dyshojë në talentin e saj. Por kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Përkundrazi, është një ndjesi që ajo e sheh në shumë artistë me të cilët ajo ka punuar.

“Nuk ka të bëjë me vetëbesimin,” thotë Davis. “Ka të bëjë me ndjesinë e të qenit në proces, dhe mund të bëhesh edhe më mirë.” Bashkëngjitur me këtë ndjesi vjen edhe dëshira për të marrë përsipër çdo rol dhe ta shohësh si një mundësi për të përmirësuar diçka. Një aktor mëson ta perfeksionojë artin e tij më mirë me një material të keq se sa me një material më të mirë, shpjegon ajo. Ata janë gjithashtu realistë lidhur me sa pak role janë në dispozicion. “Duhet të kesh një mënyrë të shëndetshme të të trajtuarit të gjërave. Ta kuptosh të gjithë këtë për atë ç’ka është. T’i japësh vendin që i takon. Por nëse di ta menaxhosh mirë, qëndron modest dhe gjithmonë punëtor.”

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF