KreuCelebrity

“E di çfarë vlerash kam”; largohet mes lotësh e eliminuara e radhës në ‘Love Story’!

Vajza që nuk arriti të merrte trëndafil në natën e 13-të të spektaklit Love Story në TV Klan, ishte Redona. Redona pati edhe një takim romantik me Saimirin, ku sqaruan disa gjëra që i kishin në mëdyshje të dy. Madje, gjatë transmetimit të takimit të tyre, Redona u përlot, teksa u shpreh se u emocionua.

Në nisje të spektaklit të gjitha vajzat thanë dy fjalë për Saimirin, ku Redona u shpreh se në Love Story ka ardhur me sinqeritetin më të madh dhe se Saimirit i uron fat nëse nuk zgjedh atë në fund.

“Unë këtu kam ardhur me sinqeritetin më të madh dhe i uroj shumë fat. Deri tani më ka respektuar dhe nuk kam gjë për të thënë më shumë”, u shpreh Redona para eliminimit.

Saimiri gjithashtu theksoi se vajza që do të eliminohet nuk duhet ta marrë si refuzim eliminimin. Ai tha se nuk e ka ndjenjën njësoj siç e ka ajo për të.

“Faleminderit shumë dhe unë të uroj shumë fat, je shumë djalë i mirë. Jam shumë e lumtur edhe pse po dal sepse e di çfare vlerash kam, publiku e kam kuptuar. Dua që edhe partneri im në të ardhmen të mi dijë vlerat.

Dua të falenderoj gjithë produksionin sepse më keni trajtuar shumë mirë dhe kam mësuar shumë. Ju mirëpres në Itali”, deklaroi Redona pas eliminimit

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF