KreuCelebrity

Lidhja me Bleron, Afrona Dika:” Kam qenë shumë e paragjykuar”!

Afrona Dika është rrëfyer pa doreza tek “Rudina” në Tv Klan për lidhjen e saj me Bleron, duke pohuar se në fillesat e marrëdhënies së tyre është rrethuar nga paragjykime. Ai ishte i divorcuar dhe me një vajzë.

 Në fillim e kam pasur shumë të vështirë, pastaj me kohë u ambientuan dhe njerëzit. Në fillim kam marrë shumë paragjykime, kam marrë shumë komente negative shkaku i situates, ngaqë ka qenë një herë i martuar dhe ka fëmijë. Gjithmonë ka pasur paragjykime, edhe shoqet normal që i njoh edhe njerëzit rreth meje, por pastaj me kohë e panë që është një lidhje e forte”, tha Afrona. Blero nga ana e tij, kishte vetëm lavdërime për bashkëshorten. “ E vlerësoj shumë lart Afronën dhe edukatën e saj familjare, sepse po të mos kishte qenë Afrona, dikush tjetër mund të mos e kishte kuptuar ose mund të mos kishte qenë me mua. Edukata e Afronës është për t’u marrë shembull. Ka të bëjë shumë edhe ku është rritur, kjo është lindur dhe rritur në Zvicër, por po të mos kishe edukatën familjare do ishte më ndryshe. Ka kontaktuar edhe me Teutën, ka drekuar me të, Tarën e respekton. Për mua është krenari dhe jam shumë me fat që kam Afronën dhe shpresoj me të vërtetë që unë me Afronën dhe Teuta dhe Adonisi të jemi shembull për të tjerët sepse ka jetë pas ndarjes dhe jeta vazhdon. Ne pa pikë problemi mund të dalim të hamë një drekë më Teutën dhe Adionisin sepse është çështje niveli edukate dhe të japim shembull”, tha ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF