KreuCelebrity

Temperaturat zbresin deri në -15! Sa do të zgjasin reshjet e dëborës në Tiranë dhe zona të tjera!

Paraditja e sotme duket se do të jetë me reshje dëbore për pjesën më të madhe të Shqiperise, ndërsa mesdita dhe pasditja do të sjellin permiresim te motit si fillim ne zonat perendimore dhe gradualisht ne pothuajse gjithe territorin. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do te ulen ndieshem në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -15°C deri në 4°C. Bora dhe acari që kanë pushtuar vendin kanë bërë që me qindra qytetarë të mbeten të mbeten të bllokuar në disa akse kryesore.

Reshjet e dëborës filluan intensivisht në thuajse gjithë territorin në orët e vona të pasdites, teksa janë shoqëruar edhe me temperatura të ulëta që kanë sjellë ngrica. Kështu problem ka pasur sidomos në aksin Milot-Lezhë-Shkodër, ndërsa në juglindje e verilindje në akset kryesore kalohet vetëm me zinxhirë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF