KreuCelebrity

“Familja jonë do zmadhohet”; Kledi Kadiu baba për herë të dytë!

Familja e Kledi Kadiut po zgjerohet! Nëpërmjet një postimi në rrjetin social instagram balerini i njohur ka dhënë lajmin e bukur për ndjekësit e tij.

 

 

A post shared by Kledi Kadiu (@kledi)

“Familja jonë do zmadhohet. Në gusht do të vijë një gëzim i ri. Jemi jashtëzakonisht të lumtur”; shkruan Kledi përbri një foto ku duket së bashku me bashkëshorten Charlotte e cila mban në dorë foton e një ekografie të bebit.

Bekimi i dytë i familjes Kadiu vjen pesë vite pas vajzës së parë të çiftit e cila së shpejti do të jetë motra e madhe. Lea erdhi në jetë më 12 janar 2016 kur Kledi dhe Charlotte u bënë prindër për herë të parë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF