KreuStil Jetese

Moda 2021: Irina Shayk zgjedh pallton e sezonit

Palltoja stil e 2021-shit? Sipas Irina Shayk është shumë tërheqëse.

Ka nga ato që e preferojnë atë minimale, dhe nga ato që, nga ana tjetër, vendosin t’i japin personalitet pamjes përmes palltos, duke u përqëndruar në modele shumëngjyrëshe dhe të guximshme. Irina Shayk definitivisht i përket kategorisë së dytë dhe dy veshjet e fundit e vërtetojnë këtë.

Modelja u pa në New York e veshur me një pallto pellushi ngjyrë bezhë Max Mara me vija blu. Ajo e shoqëroi pallton grafike me pantallona të zeza të kthyera në fund dhe një golf ngjyrë kafe, duke i kompletuar të gjitha me një palë çizme ushtarake Schutz, doreza të zbukuruara me push dhe një çantë mini hobo nga By Far. Disa ditë më vonë, Irina veshi një edhe më të guximshme dhe më të gjallë. Eshtë një model fluo i verdhë, me printe kafshësh, nga marka pariziane Rowen Rose. Pjesa e sipërme shfaqte pallton me një pamje totale të zezë të përbërë nga një golf Falconeri, pantallona lëkure Nii Hai, çantën në formë hëne By Far (një markë që ajo duket se adhuron) dhe këpucët sportive Burberry.

Për modën 2021, Irina Shayk ka vendosur të përqendrohet në veshjet dhe detajet ‘tërheqëse për sytë’. Ajo gjithashtu është fotografuar së fundmi me disa pamje neoni, disa prej të cilave plotësohen me ultra mini UGG-të e saj të pandashme, të cilat ajo ndihmoi të transformoheshin në një mani të vërtetë sezonale.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF