Po vjen bebi nr 2; Detaji që irritoi ndjekësit në foton e dyshes Meghan- Harry!

Më 14 shkurt Duka dhe Dukesha i Sessex dhanë lajmin e gëzueshëm se Meghan është në pritje të ëmbël. Së shpejti Archie do të jetë vëllai i madh i bebushit që pritet të vijë në jetë verën e këtij viti. Dyshja e famshme e familjes mbretërore britanike dhanë lajmin e bukur nëpërmjet një foto bardh e zi, ku duket Meghan me barkun e rrumbullakosur.

 

 

Të ndodhur poshtë një peme, teksa mami në pritje ka vendosur kokën në prehrin e princ Harry kjo foto duket tejet perfekte…

Por jo për të gjithë! Në morinë e urimeve që çifti ka marrë këto 24 orë, shumë prej komentuesve duket se janë bezdisur nga këmbët zbathur të Harry-t.

Shumë prej komentuesve mendojnë se të dalësh me këmbët zbathur në publik është mungesë edukate dhe respekti, ndaj një paraqitje e tillë e princit në momentin kur lajmëroi për ngjarjen e bukur , sipas tyre është e papërshtatshme.

“Pyes veten pse duhet të shohim këmbët e pista të Harry-t”

“Jam i lumtur për ta, por të lutem Harry hiqi këmbët”

“Në disa vende është tejet fyese dhe arrogante të tregosh shputat e këmbëve”

“Varja barkut të Meghan; thjesht nuk dua të shoh këmbët e zbathur të Harry-t”….

Këto qenë disa prej komenteve të shumta për të cilët të dalësh në publik apo të postosh në rrjete sociale një foto me këmbët zbathur nuk është aspak e hijshme.

Previous ArticleNext Article