Arbana Osmani ka humbur një ndër njerëzit më të dashur të jetës së saj. Gjyshi, me të cilin ajo shpesh është shprehur se ka qenë shumë e lidhur u nda nga jeta këtë të martë.
Lajmin e trishtë e ka ndarë vetë moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” ku përbri një foto me gjyshen dhe gjyshin ajo shkruan:
“Ma puth fort nanën o gjysh, ah sa do më mari malli për ju”: shkruan e prekur Arbana për humbjen e gjyshit.
Me gjyshërit e Arbanës publiku u njoh një vit më parë kur stafi i “Dua të të bëj të lumtur” i sollën moderatores Osmani surprizë njerëzit e saj të dashur.