KreuCelebrity

Llastiku i flokëve të Jill Biden vodhi vëmendjen e rrjetit!

Mëngjesin e Shën Valentinit Zonja e Parë e SHBA-ve postoi një foto në llogarinë e saj në rrjerin social Twitter ku ajo dukej në një ëmbëltore lokale për të blerë disa ëmbëlsira.

“Shh mos i tregoni Joe”; shkruan Jill përbri fotos

Ndërsa fakti që Zonja e Parë e SHBA-ve ndalon në një biznes lokal për të bërë blerjet e ditës, ka marrë pëlqimin  e të gjithëve, llastiku me të cilin zonja Biden kishte mbledhur flokët nuk kaloi pa u vënë re nga komentuesit.

Me siguri Jill atë mëngjes teksa është bërë gati për të dalë dhe ka mbledhur flokët me një ‘scrunchie’ nuk do ta kishte marrë me mend se një aksesor kaq i thjeshtë do të komentohej gjatë në rrjete sociale.

“Sa më pëlqen që i ka kapur flokët bisht me në scrunchie. Vë bast që ka disa të tilla në makinën e saj”; shkruan një prej komentuesve në morinë e komenteve ku llastiku i flokëve të Jill ishte protagonisti kryesor…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF