Rudina Magjistari infektohet me Covid, cfarë simptomash kishte moderatorja!

Rudina Magjistari është më e fundit e emrave të njohur të ekranit që preket nga Covid 19. Moderatorja e pohoi vetë përmes një lidhjeje me Skype nga shtëpia, ku rrëfeu se sëmundja fillimisht ka prekur të shoqin, e tani duket dhe atë vetë. Ajo thotë se simptomat tregojnë që të gjitha se ka `rënë pre` e koro navirusit. “Përshëndetje të dashur miq, sot ndryshe nga çdo herë tjetër në programin tonë, ju përshëndes nga shtëpia ime. Jam në një kënd këtu të improvizuar për të bërë një lidhje me ju drejtpërdrejt nëpërmjet Skype, pasi e kisha të pamundur që sot të vija në studio. Pse do thoni ju? Epo, nuk ka arsye tjetër përveç Covidit. Me sa duket, ishte momenti për ta pasur unë radhën për të kaluar Covidin. Në fakt, me thënë të drejtën, tamponin nuk e kam bërë ende, por simptomat janë bërë shumë të qarta, për më tepër që në familje, bashkëshorti im dje ka rezultuar me tampon me Covid, kështu që duke presupozuar që mund ta kem dhe unë, preferova të marr menjëherë masat, të izolohem dhe ndërkohë në ditët në vijim të bëj tamponin. Sigurisht që kam filluar mjekimin me mjekun infeksionit Gentian Stroni, kam qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me të dhe kam rastin ta falenderoj dhe përshëndes sepse ka qenë gjithmonë i gatshëm për të më ndihmuar me këshillat dhe sugjerimet e tij. Ne do të vijojmë gjatë kësaj periudhe të karantinimit tim herë pas here me lidhje të tilla, por ndërkohë do të sjellim për ju edhe programe, të cilat ne i kemi regjistruar më herët dhe do i transmetojmë”, ka thënë Rudina.

 

Previous ArticleNext Article