KreuCelebrity

Xhesi tregon cfarë i thanë prindërit pas eliminimit!

Xhesi tregon cfarë i thanë prindërit pas eliminimit!

Xhesi është rrëfyer sesi e ka përjetuar eliminimin nga “Love Story”. “ Pashë të treja takimet dhe kur i afrohesh fundit disa gjëra fillojnë dhe bëhen më të qarta. Me dy vajzat e tjera kishte më shumë ndjesi dhe ky është qëllimi i Love Story-t, ndjesitë. Ndihem sikur kam një llojë boshllëku që nuk do jem më këtu, nuk do bëj këto intervistat”, ka thënë ajo për programin “Daily Love Story”. Po prindërit e saj, si e pritën? “Tani po shikoja mesazhet e mamit dhe po më thotë “tani qetësohu, pusho”, sepse e ka pasur edhe ajo pak atë pjesën e stresit që po përjetoja unë”, është rrëfyer bukuroshja nga Shkodra. Xhesi tha më tej se do t`I mungojë spektakli dhe rutina e tij. “ Kjo eksperiencë që pata këtu ishte si një shkollë më vete, do më mungojë çdo gjë. U forcova si njeri, jam përballur me të gjitha llojet e komenteve, njerëzve, jam më e lirë para kamerave, para publikut. Fitova shoqëri të bukura, njoha dhe njerëz që i kisha parë vetëm në televizor” është shprehur ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF