KreuCelebrity

Britney Spears tregon më në fund arsyen përse i qethi flokët zero në 2007-tën!

Britney Spears ka rrëfyer pas shumë vitesh arsyen përse në 2007-të, zgjodhi t`I qethte zero flokët  e saj. Këngëtarja 39 vjecare tha se kishte pësuar një moment ezaurimi nervor kur ish bashëshorti, Kevin Federline refuzoi ta lejonte që të shihte fëmijët e saj, Sean dhe Jayden. Kështu, teksa ndodhej në një sallon bukurie, vendosi papritur të bënte gjestin ekstrem.

Pas kësaj, në vazhdën e atij momenti shokues, përfundoi në një salon tatuazhesh, ku e la veten në dorë të artistes Emily Wynee-Hughes.

Kjo e fundit kujton se e pyeti atëherë përse I kishte prerë flokët në atë mënyrë, dhe përgjigja e Britney kishte qenë mjaft e cuditëshme. “ Sepse nuk dua që të ma prekë njeri kokën”, kishte thënë ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF