KreuCelebrity

Motra nuk e lë të qetë Meghan Markle, nxjerr sekrete të tjera në librin e ri! 

Samantha Markle ka shkruar përsëri mbi motrën e saj, Meghan ne librin e vet më të fundit me kujtime The Diary of Princess Pushys Sister Part 1. Dy vajzat e Thomas Markle kanë nëna të ndryshme.

Samantha 56 vjecare aktualisht jeton ne Florida. Libri mbulon disa periudha të jetës së tyre, duke nisur me fëmijërinë. Samantha kujton sesi Meghan dhe i ati ishin të panadarë në fillim. Pas ndarjes së prindërve të saj, Meghani nuk e kishte problem aspak që gjysmën e kohës duhet ta kalonte me Thomas dhe gjysmën tjetër me Dorian.

Sipas Samanthës, Meghanit nuk i ka munguar kurrë asgjë nga I ati. “ Ai nuk I thoshte kurrë “jo”, shprehet Samantha. “ Por Meghani nuk ngopej dhe kërkonte gjithmonë më shumë. Babai ynë ka paguar që Meg të kishte një arsimim të shkëlqyer ( në Universitetin Northëestern), dhe në vend që të tregohej mirënjohëse, ajo ishte përherë e pakënaqur dhe përpiqej ta kontrollonte”, shkruan e motra.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF