KreuCelebrity

Belen Rodriguez tregon zemërthyer abortin: ” E humba fëmijën 4 ditë pasi mësova se isha shtatzënë”!

Belen Rodriguez është në pritje të një fëmije me partnerin e saj, Antonino Spinalbese dhe të dy nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

Por ajo rrëfeu se përpara kësaj kishte pësuar një abort, moment ky që e tronditi shumë. “Kam mbetur shtatzënë pa dashje. Kur Antonino dhe unë e zbuluam lajmin ishim të entuziazmuar që kishte ndodhur. Nuk e prisnim, sepse ishte me të vërtetë shumë herët, por atëherë e kuptuam se nuk ishte diçka e keqe, sepse ishim dashuruar çmendurisht. Fatkeqësisht pas katër ditësh e humba fëmijën. U trishtuam jashtëzakonisht. Kjo na bëri të kuptojmë se e dëshironim shumë një fëmijë. Për fat të mirë, muajin tjetër mësuam lajmin se isha sërish shtatzënë”, tha shoëgirl-i i njohur. Belen, që është nënë e një djali, rrëfeu se bebja që pret është vajzë dhe ia kane gjetur tashmë emrin:  Luna Marie.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF