KreuCelebrity

Generda zbulon talentin e saj, ka fituar çmim në Itali për….

Vetëm tani në fundin e show-t, Generda Brace, një nga vajzat finaliste të Love Story ka rrëfyer dicka më shumë mbi veten dhe pritshmëritë që ka për të ardhmen.

Generda tregoi se paska talent për të shkruar. Kur ka qenë në moshë të vogël, ka jetuar në Itali me prindërit, e ka fituar çmimin e tretë për një ese. E pyetur si do të ndihet nëse Saimiri nuk e zgjedh të hënën, ajo dha këtë përgjigje: “ Nuk e di çfarë të them sepse mendoj se po e mora trëndafilin e fundit do ta marr. Nuk jam fare posesive, unë të lë të lirë sepse të jap besim por po më zhgënjeve nuk ka kthim mbrapsht”. Generda thotë se është shumë besnike, një cilësi kjo të cilën beson se Saimiri do ta dashurojë. Po veten, si e sheh pas 5 vitesh? “Me një familje patjetër dhe me një bebe. Tre fëmijë i dua patjetër. Dua të realizohem akoma më shumë në punë, në detyrë”!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF