KreuCelebrity

Meri ka hyrë në Love Story për famë? Cfarë thotë Generda!

Generda Braçe rrëfeu për “Daily Love Story” se cfarë mendon për fjalët që qarkulluan sipas të cilave ajo me Saimiri njiheshin përpara. Generda ka zgjedhur të mos ia vërë veshin fjalëve. Ndërkohë ajo u treguar mjaft e drejtë me vlerësimin e bërë rivales, Merit, për të cilën tha se nuk beson që të ketë hyrë në këtë spektakël vetëm për të fituar famë.

Më parë dolën disa thashetheme se ti me Saimirin ishit të dashur dhe njiheshit edhe më përpara. Mendon se mund të të penalizojë kjo gjë në fund?

Nuk mendoj sepse Saimiri nuk ndikohet nga publiku sidomos nga këto gjëra kur e di se nuk është e vërtetë. Nuk më bën fare të mendoj.

Mendon se edhe Meri është në të njëjtat pozita me ty?

Po patjetër, sepse do s’do, do e mendosh këtë gjë. Nuk kam folur me Merin këtë javë por mendoj se edhe ajo ndihet e emocionuar.

Si ndihesh që kjo është e hëna e fundit?

Nga njëra anë ndihem e lumtur sepse do i rikthehem jetës time normale. Pastaj them këta njerëz nuk do më përkëdhelin më kaq shumë, flokët, grimi, intervistat nuk do i kem më. Por nga ana tjetër do më përkëdheli edhe mami në shtëpi dhe ndoshta Saimiri.

Si e ka përjetuar familja?

Babi më tha që çdo njeri që do të humbasë kilogramë, të shohi Love Story! Motra ime ulet aty më tha dhe shikon gjithë nerv. Nuk kishte frikë se unë nuk do e merrja trëndafilin por kishte siklet se mos mërzitesha unë. Kurse mami me babin kanë qenë shumë pozitivë, si të shkojë të shkojë, për Saimrin kanë vetëm fjalë të mira.

Ka pasur ndonjë nga njerëzit që të ka thënë ç’tu desh që erdhe?

Po, më kanë thënë po ti pse erdhe nga Gjermania, lëru radhë vajzave këtu në Shqipëri. Por këto kanë qenë në fillim, tani nga fundi s’kam patur më kështu komentesh.

Do ta shfrytëzosh famës që ke marrë nga Love Story?

Nuk besoj se do ta shfytëzoj sepse nuk e kam ndërmend të vazhdoj të jetoj në Shqipëri. Falenderoj të gjithë publikun shqiptar që më ka ndjekur por do shihemi vetëm në instagram.

Ke menduar që Meri është futur për famë në Love Story?

Këtë s’mund ta them, shpresoj që jo sepse nuk ka sens të arrish deri në fund për famë. Them se jo sepse Merin kam patur mundësinë edhe ta njoh dhe nuk më është dukur nga ato vajzat që futen për famë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF